Skandal brenda Policisë së Kosovës, eksperti i sigurisë ka një pyetje për drejtorin e policisë dhe ministrin e MPB-së

Aktuale

Skandal brenda Policisë së Kosovës, eksperti i sigurisë ka një pyetje për drejtorin e policisë dhe ministrin e MPB-së

Nga: A.M. Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 15:12
Policia e Kosovës.

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala ka treguar një problematik me të cilën po përballet Policia e Kosovës.

Ai përmes një postimi në Facebook u shpreh se në policinë e vendit tonë nuk ka teste për alkool, përcjell “Bota sot”.

Këtë gjë Shala e cilësoi si një skandal e që kërkoi që për këtë gjë të përgjigjet drejtori i Policisë dhe ministri i Punëve të Brendshme.

Postimi i plotë

Skandal brenda Policisë së Kosovës.

Si është e mundshme që Policia e Kosovës nuk ka alkool test në as një regjion, në stacionet e saj?

Kjo është pyetje që duhet t’i përgjigjet Drejtori i Policisë dhe Ministri i MPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat