Kritikohet qasja e Qeverisë ndaj njohjeve të reja – Gërvalla iu përmend moratoriumin

Aktuale

Kritikohet qasja e Qeverisë ndaj njohjeve të reja – Gërvalla iu përmend moratoriumin

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 13:06
Donika Gërvalla

Dy partitë opozitare në vend, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kanë kërkuar sqarime nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporë, në lidhje me procesin e njohjeve të reja.

Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, nëse pritet të ketë njohje të reja pas njohjes së fundit nga Izraeli.

“Është bërë një vit që Kosova ka arritur njohje me Izraelin, sa keni punuar në këtë drejtim, a pritet të kemi njohje të re. Kur do e dërgoni ambasadorin në Izrael”, tha Kadriaj.

Ndërsa deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, kërkoi të di se në sa Organizata ka aplikuar Kosova për anëtarësim pas përfundimit të moratoriumit.

“Marrëveshja e zotimeve në Washington. Kosova do të bashkohet që të zbatojë moratorium. Ky afat ka përfunduar në shtator. Pas kalimit të këtij afati në sa organizata ka aplikuar për anëtarësim dhe cilat janë ato. Ne jemi akuzuar për tradhti kombëtare për këtë çështje. Në cilat organizata planifikoni të anëtarësoheni”, pyeti Selmanaj.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, tha se çështja e njohjeve të reja ka ngecur, duke thënë se kjo ka ndodhur për vite të tëra.

"Sa i përket moratoriumit nga biseda të ndryshme me kolegë ministra nga shtete mosnjohëse është e qartë që Serbia nuk e ka ndalur fushatën për ç’njohje. Qeveria ka strategji të asaj se cilat organizata t’i adresojmë”, tha Gërvalla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat