Rasti me subvencione në Ministrinë e Bujqësisë, ngrihet aktakuzë ndaj 21 vetave

Aktuale

Rasti me subvencione në Ministrinë e Bujqësisë, ngrihet aktakuzë ndaj 21 vetave

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 15:49
Foto ilustrim

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 21 të pandehurve në rastin e njohur si “Subvencionet I” në Ministrinë e Bujqësisë.

Ata po ngarkohen me veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Marrja e ryshfetit”, “Mashtrim në detyrë”, “Dhënia e ryshfetit”, “Mashtrim me subvencione” dhe “Falsifikim i dokumenteve”.

Aktakuza është ngritur kundër 11 të pandehurve si persona zyrtarë me inicialet L.S; S.SH; B.N; H.M; K.Z; H.D; A.B; J.S; L.H; M.N; A.A; S.K. dhe kundër 10 të pandehurve si përfitues të subvencioneve me inicialet S.S; B.K; F.M; D.M; F.Z; D.K; K.B; A.A; F.N.

Të pandehurit me rastin e kryerjes së veprave penale kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme në vlerë 646,250.00 euro, ndërsa vlera e ryshfetit (korrupsionit) që kanë përfituar personat zyrtarë është 316,650.00 euro.

Prokuroria Speciale ka propozuar që të konfiskohet dobia pasurore nga të pandehurit e fituar me kryerjen e veprave penale, e cila kap vlerën e të hollave rreth 500.000 euro, si dhe të disa veturave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat