Me pranimin e kësaj marrëveshje të nënshkruar nga Hashim Thaçi e Isa Mustafa, fillon shkatërrimi i shtetit të Kosovës

Aktuale

Me pranimin e kësaj marrëveshje të nënshkruar nga Hashim Thaçi e Isa Mustafa, fillon shkatërrimi i shtetit të Kosovës

Nga: N. Sh. Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 16:18
Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa

Asociacioni është ‘thembra e Akilit’ për Kosovën.

Me pranimin e Asociacionit të modelit serb e të nënshkruar nga Hashim Thaçi e Isa Mustafa, fillon procesi i shkatërrimit të shtetit të Kosovës.

Kështu pretendon, analisti prof. dr. Binak Maxharraj.

Ai përmes një postimi në facebook, shprehet se, Asociacionit duhet t’i thuhet jo derisa Serbia ta njoh shtetin e Kosovës.

Maxharraj pohon se liderët aktual të Kosovës nuk duhet të pranojnë këtë, sepse bien në rrafshin e tradhtisë kombëtare.

Postimi i plotë:

JO ASOCIACIONIT PA E NJOHTË SERBIA KOSOVËN.

/Pra jo Asociacionit të modelit serb të nënëshkruar nga kuislingët Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa/

Asociacioni një etnik serb assesi nuk guxon të ndodhë sipas modelit të nënshkruar nga kuislingët dhe tradhtarët Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, para se më e njohtë Serbia Kosovën si shtet sovran e të pavarur në kufijtë kushtetues.

Përndryshe nëse ndodhë e kundërta fillon procesi i shkatërrimit të shtetit të Kosoves.

Këtë duhet ta kuptojë qeveria e tashme, sepse askush nuk ka të drejtë të luaj më shtetin e Kosovës.

Kurse, Vjosa Osmani, Albin Kurti dhe Glauf Konjufca nuk guxojnë të bëjnë këtë dhe të bien në rrafshin e tradhtisë kombëtare dhe kështu të përfundojnë në plehun e historisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat