Kërcënoi me jetë çiftin që t`ia shes tokën për 30 mijë euro, përfshiu edhe xhaxhain e tij në rast/ Detaje nga dosja e prokurorisë për Besnik Mehmetajn

Aktuale

Kërcënoi me jetë çiftin që t`ia shes tokën për 30 mijë euro, përfshiu edhe xhaxhain e tij në rast/ Detaje nga dosja e prokurorisë për Besnik Mehmetajn

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 19:35
Ilustrim

Besnik Mehmetaj është njëri nga 17 të arrestuar të martën nga policia e Kosovës në rajonin e Pejës të dyshuar për “Fajde”.

Gazeta ka siguruar dosjen e prokurorisë për këtë rast, ku sipas saj Mehmetaj dyshohet për dy vepra penale Fajde dhe Detyrim.

Sipas dokumenteve të prokurorisë Mehmetaj dyshohet se në vitin 2020 detyroi nën kërcënimin me jetë një qift t`ia shësin një parcel tokë për shumën prej 30 mijë eurosh.

Sipas prokurorisë, në rast Mehmetaj e përfshiu edhe xhaxhain e tij duke e detyruar.

“Gjatë muajit korrik 2020 në Pejë, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për personin tjetër respektivisht xhaxhain e tij, Sh. Mehmeti, për kanosje serioze e detyron atë të veproj në dëm të pasurisë së tij dhe atë këtu të dëmtuarin M. dhe V.I, në atë mënyrë që duke qenë në dijeni për gjendjen e vështirë financiare të tij, e duke qënë në dijeni se të dëmtuarit posedojnë një parcel në Pejë, i kërcënon me jetë ata dhe familjen e tyre duke ju thënë se “nuk keni dalje”, me c`rast i detyron të nënshkruajnë kontratë për shitblerje të parcelës në shumën 30 mijë euro”, thuhet në dokumentin e prokurorisë.

“Të dëmtuarit si shitës në emër të blerësit axha i të dyshuarit dhe atë kundër vullnetit të tyre pastaj I dëmtuari fillimisht ia transferon këtë shumë në llogari të xhahait e me pas ia transferon të dëmtuarit”, thuhet më tej në dokument.

Me këto veprime dyshohet se Mehmetaj ka krye veprën penale Detyrim.

Mehmetaj sipas prokurorisë, në fund të vitit 2017 e tutje në vazhdimësi në Pejë ka kontraktuar një shumë të dukshme joproporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër duke shfrytëzuar gjendjen financiare të tyre dhe papërvojën.

“Duke përfituar shuma ttë mëdha parash nga i dëmtuari M.I. në atë mënyrë që pas të dëmtuarit papaprakisht i ishin marr nga V.K shuma e kursyer nga biznesi prej 20 mijë eurove për cka kishte pësuar kriz të madhe për biznes të ardhurat famijlare”

Sipas Prokurorisë,V.K i kërkon dhe merr nga Mehmetaj fillimisht një shumë prej 5 mijë euro me kamatë prej 10%.

“Me kamatën 10%, me c`rast për 5 muaj i`a paguan të njëjtit shumën prej 500 euro në emër të kamatës, gjithshej shumën prej 2500 euro por kurr nuk arrinë më tej ta kryej pagesën në fjalë”, thuhet në këtë dokument që ka sigurur Gazeta Insajderi.

I dyshuari Mehmetaj, në fund të vitit 2018 i`a rritë shumën.

“Në 55 mijë euro përvec borxhit bazë prej 5 mijë euro por përkundër që i dëmtuari duke marrë para me fajde të njëjtit ia paguan shumë prej mbi 12.500 euro, nuk i zbret nga borxhi i pretenduar tani prej 60 mijë euro”, thuhet në dokumentin e prokurorisë.

Me këto veprime dyshohet se kreu veprën penale fajde. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat