Lushtaku del kundër martesave të personave me gjini të njëjtë

Aktuale

Lushtaku del kundër martesave të personave me gjini të njëjtë

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 22:22
Mërgim Lushtaku

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka thënë se do të votojë kundër projekt-kodit civil që ua mundëson martesën personave të gjinisë së njëjtë.

Kështu u shpreh ai në një postim në Facebook, teksa shtoi se shumë shtete evropiane kanë ruajtur vlerat tradicionale të familjes së shëndoshë, po ashtu edhe vendet e rajonit.

Ai shtoi se edhe kancelarja Merkel kishte votuar kundër martesave mes gjinisë së njëjtë sepse siç e kishte theksuar ajo martesa është mes burrit edhe gruas.

Postimi i plotë:

Shumë shtete evropiane kanë ruajtur vlerat tradicionale të familjes së shëndoshë, po ashtu edhe vendet e rajonit. Madje edhe kancelarja Merkel kishte votuar kundër martesave mes gjinisë së njejtë sepse siç e kishte theksuar ajo martesa është mes burrit edhe gruas.

Andaj, edhe unë si përfaqësues i popullit do të votoj kundër Projekt Kodit Civil i cili ju jep hapësirë martesave mes gjinisë së njejtë, për arsye se jam pro familjes dhe se bie ndesh me ideologjinë politike që une ndjek dhe bindjet e mija personale.

Gjithashtu ftoj të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës që të votojnë kundër këtij projekt kodi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat