Zbulohet një laborator droge në Mitrovicën Veriore, arrestohen dy persona

Aktuale

Zbulohet një laborator droge në Mitrovicën Veriore, arrestohen dy persona

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 21:43
Laboratori i drogës

Të premten është zbuluar një laborator droge në Mitrovicën Veriore, ku janë konfiskuar mbi 30 kilogramë lëndë narkotike marihuanë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka treguar se ky është aksioni i dytë me radhë gjatë kësaj jave.

Përmes një postimi në Facebook, ai bëri të ditur se për këtë laborator, janë arrestuar dy shtetas të Kosovës me etni serbe.

“Ky është aksioni i dytë i suksesshëm i Policisë në veriun e vendit vetëm brenda kësaj jave pas atij për bllokimin e rrugëve të kontrabandës. Ashtu siç jemi zotuar se do të luftojmë kriminalitetin në çdo cep të Republikës do të vazhdojmë pa pushim, pa kompromis. Vendi ynë do të bëhet vend i qetë dhe i sigurt për gjithë qytetarët e saj”, shkroi ndër tjerash ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat