Çun Lajçi: A e kuptove o Edi, shkruaje një letër, Ballkania mori fund...

Aktuale

Çun Lajçi: A e kuptove o Edi, shkruaje një letër, Ballkania mori fund...

Nga: P.R Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 12:06
Edi Rama dhe Çun Lajçi

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka refuzuar që t’i bashkohet perëndimit për sanksione ndaj Rusisë dhe Vladimir Putinit, pas nisjes së pushtimit të Ukrainës.

Pas këtij vendimi, artisti Çun Lajçi, përmes një postimi në facebook ka drejtuar një mesazh ndaj kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.

“E kuptove pse Vuçiç s'ka shkua kurrë n'ËC pa aminin e Putinit! Ti asht dasht (ma shumë se Albini) me njoftë Rusinë, se Xhaxhin e ke pasë ma afër! Vuçiç nuk u distancua dje nga Putini! Si do ta vazhdosh tash Ballkanin e Hapur? Shkrueje nji letër: Ballkania mori fund, i thuej, e shpëtoje artistllëkun Ed, se na shkoi ftyra n'lesh!”, ka shkruar Lajçi, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Edi

E kuptove pse nuk të duhej Ballkani i Hapur?

E kuptove pse Vuçiç s'ka shkua kurrë n'ËC pa aminin e Putinit!

Ti asht dasht (ma shumë se Albini) me njoftë Rusinë, se Xhaxhin e ke pasë ma afër!

Vuçiç nuk u distancua dje nga Putini! Si do ta vazhdosh tash Ballkanin e Hapur?

Shkrueje nji letër: Ballkania mori fund, i thuej, e shpëtoje artistllëkun Ed, se na shkoi ftyra n'lesh!

Dhe

S'po e fajsoj askend, veç po i ve n'letër ato që po i thoni publikisht, ju andej e këta kendej!

Dje deputetët tonë (edhe populli, se popullin e përfaqësojnë), hangrën diçka të butë, të gërditshme, të pëshurrët!

Me duket se edhe ti Ed e ke hangër n'Berlin, se je ankua dy-tri herë!

Unë, hera e dytë që e ha dhe nuk ankohem!

Hera e parë ishte në stadionin futbollistik Prishtina. Recitoja para mija luftëtarëve e qytetarëve. Prapa meje, ishte kreu politik e ushtarak. Njeni nga ta, i dha popullit, që po na shikonte, me hangër diçka të butë, të gërditshme, të pëshurrët. Mua jo, se artisti asht "flakë qiriri që digjet për të tjerët"!

Edhe deputetëve u tha:Ate që ua kam dhanë n'stadion popullit, ate merreni edhe ju!

Por çudi, kurkush s'u ankua!

Siduket kishte krypë taman, e mishi ishte i pjekun mirë!

Jemi popull pa ankesa ne!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat