Raporti 24 orësh për Covid-19, ky është numri i rasteve të reja

Aktuale

Raporti 24 orësh për Covid-19, ky është numri i rasteve të reja

Nga: A.ZH Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 14:48
Pamje nga QKUK

Një person ka vdekur dhe 119 raste të reja pozitive me Koronavirus janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Ndërsa, sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, janë shëruar 500 persona, përcjell Bota sot.

Njoftimi i plotë nga MSH:

26 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 762 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.812.244 doza të vaksinës.

Deri më sot 815.521 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 97.261 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 1.818 testime, 119 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 500 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 220.619.

Në total numri i rasteve aktive është 2.381.

Të dhënat e detajuara mund t'i gjeni KETU

Image
Statistikat nga MSH
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat