Jansha krahason Putinin me Millosheviçin: “Nëse bie Kiev – pasoja dhe telashe do të ketë e gjithë lindja e Evropës dhe Ballkani”

Aktuale

Jansha krahason Putinin me Millosheviçin: “Nëse bie Kiev – pasoja dhe telashe do të ketë e gjithë lindja e Evropës dhe Ballkani”

Nga: F.B. Më: 28 shkurt 2022 Në ora: 23:09
Janez Jansha

Kryeministri slloven Janez Jansha ka tërhequr vërejtjen në pasojat eventuale të rënies së kryeqytetit ukrainas Kiev nën pushtetin e ushtrisë ruse, duke përmendur telashet për të gjithë lindjen e Evropës, Moldavin, Gruzinë dhe Ballkanin”, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

bie kjo do të ketë pasoja për të gjithë lindjen evropiane” tha ai për “Euroaktiv”.

"Unë jam i bindur qind për qind se Rusia nuk do të ndalet në Ukrainë. Nëse bie Kiev, caku tjetër i Rusisë do të jenë Moldavia, Gruzia dhe do ketë telashe edhe në Ballkanin perëndimor, pastaj vendet baltike janë shenja dhe synimi tjetër” tha ai, duke përmend efektin domini në invadimin rus.

Jansha ka ftuar sllovenët që të mërkurën të i bashkohen marshit të mbështetjes së Ukrainës që do mbahet në Lubljanë.

Ai në intervistën për këtë medium ka krahasuar Putinin me ish-presidentin e Jugosllavisë Millosheviç duke theksuar se mund të priten “ hapa të njëjtë jo racional, kur sheh se gjërat nuk po i ecin sipas planit ".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat