Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, sonte, përmes një reagimi në twitter, i është bashkuar thirrjes publike, që Kosova të anëtarësohet në NATO.
Ai, me mesazhin e tij, thotë se është koha që Kosova të jetë në NATO.
Memli Krasniqi i është bashkuar nismës së hashtagut #KosovoInNATO, e cila ka filluar në Twitter, por që tashmë po përhapet në të gjitha rrjetet sociale.
Pas kërkesës së djeshme të ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, që anëtarësimi i Kosovës në NATO të trajtohet me urgjencë, tashmë trendi më i ri në rrjetet sociale është pikërisht kjo kërkesë.