Berisha: Është nxjerr një mësim në sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, shpresoj se NATO dhe BE ta kanë lexuar qartë

Aktuale

Berisha: Është nxjerr një mësim në sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, shpresoj se NATO dhe BE ta kanë lexuar qartë

Më: 2 mars 2022 Në ora: 19:04
Hisen Berisha

Duke folur për sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha tha është nxjerr një mësim nga ky sulm, e që shpreson se NATO dhe BE e kanë lexuar qartë.

Berisha tha se kërkesa e popullit ukrainas për të qenë pjesë e organizatës më të madhe të sigurisë (NATO) ka mundur të plotësohet.

“Ka pasur një neglizhim. Edhe kur dihej se Rusia po përgatitej për të sulmuar Ukrainën. Nuk është ndihmuar për armatosjen e Ukrainës, për këtë janë aleatët, për këtë janë partnerët”, tha Berisha.

Deputeti i PDK-së po ashtu komentoi edhe një deklaratë të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Ishte shumë e dhimbshme deklarata e presidentit ukrainas, kur tha se ky paska qenë çmimi që duhet ta paguajmë. Ajo ishte një pyetje që duhet ta rëndonte secilin europarlamentar edhe secilin lider botëror që ka mundur të vendos ndryshe”, tha Berisha. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat