Haliti: Disa shtete të NATO-s kanë filluar t’i kthejnë ushtarët në Kosovë

Aktuale

Haliti: Disa shtete të NATO-s kanë filluar t’i kthejnë ushtarët në Kosovë

Më: 3 mars 2022 Në ora: 21:24
Haliti

Sulmi i Rusisë mbi Ukrainën nuk ka shumë gjasa që të reflektohet në Kosovë, sipas deputetit të PDK-së Xhavit Haliti.

Ai tha se duke qenë se kufijtë e Kosovës i garanton NATO-ja, askush nuk mund të ndërhyjë pa e llogaritur reagimin e kësaj të fundit.

“Procesi i anëtarësimit në NATO është një problem në vete dhe nuk e shoh si një proces që mund të ndodhë shpejt. Përparësia dhe siguria e Kosovës lidhet me atë se Kosovën e garanton NATO-ja, kufijtë e Kosovës i garanton NATO-ja dhe unë nuk e besoj që e ka dikush të lehtë të ndërhyjë duke llogaritur vetëm në fuqinë e Kosovës”.

Deputeti i PDK-së deklaroi edhe se disa shtete të cilat i kishin tërhequr nga Kosova forcat e tyre kanë filluar t’i kthejnë ato.

“Unë nuk jam i bindur që Kosova është e rrezikuar tani për tani, unë mendoj që më shumë janë të rrezikuara disa vende të tjera sesa Kosova. Sipas disa informatave edhe disa shtete që i kanë tërhequr forcat kanë filluar t’i kthejnë ushtarët në Kosovë. Edhe francezët më thanë që do t’i sjellin 200 ushtarë shtesë në veriun e Kosovës për të garantuar pikërisht sigurinë”.

Haliti tha se Kosova ka një Forcë të Sigurisë të trajnuar nga NATO-ja, por kompetencat e saj janë të kufizuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat