Kamberi mirëpriti nominimin e Dritan Abazoviç për kryeministër të Malit të Zi

Aktuale

Kamberi mirëpriti nominimin e Dritan Abazoviç për kryeministër të Malit të Zi

Nga: F.B. Më: 4 mars 2022 Në ora: 09:24
Shaip Kamberi

Deputeti shqiptar nga Lugina e Preshevës Shaip Kamberi, ka mirëpritur dhe mbështetur kandidimin e Dritan Abazoviç për kryeministër të Malit të Zi nga ana e presidentit malazez, Milo Gjukanoviç. Ai tha se nuk mbështet Dritanin vetëm si shqiptar, por edhe sepse zgjidhja e tij rrit demokratizimin e evropoizimin e Malit të Zi, transmeton “Bota Sot”.

Në njoftim thuhet se kreu i Partisë për Veprim Demokratik Shaip Kamberi ka mbështetur liderin e Lëvizjes Qytetare URA Dritana Abazoviç për kryeministër rë Malit të Zi.

Kamberi në facebook ka shkruar se “Abazoviç in e mbështet jo vetëm se do të ishte shqiptari i parë në histori kryeministër i Malit të Zi, por edhe për shkak se zgjidhja e tij si shef ekzekutiv i pushtetit do të ishte mundësi për forcimin e demokracisë dhe evropoizimin, përkatësisht dobësimin e autokracisë, shovinizmit dhe nacionalizmit “pro Putin” dhe krimit të organizuar”.

Si dihet mbrëmë presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviç ças takimit të zhvilluar me liderin e URA dhe ish-nënkryetarin e qeverisë në largim, ka propozuar Dritan Abazoviçin si mandatar të qeverisë së re malazeze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat