Pas dy vitesh, IKSHPK ndërprenë marrjen e mostrave dhe testimin për COVID-19 gjatë të dielave

Aktuale

Pas dy vitesh, IKSHPK ndërprenë marrjen e mostrave dhe testimin për COVID-19 gjatë të dielave

Më: 4 mars 2022 Në ora: 14:10
Foto ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se për shkak të uljes së rasteve me coronavirus, ka ndërprerë marrjen e mostrave dhe testimin COVID dhe  lëshimin e rezultateve të testimit gjatë të dielave.

IKSHPK njofton se kjo po ndodhë pas dy vitesh përballje me coronavirus.

“Për shkak përmirësimit të theksuar të gjendjes epidemiologjike me SARS-CoV-2 në Kosovë, përkatësisht uljes së dukshme të rasteve me COVID 19 si dhe uljes të kërkesave për testim për SARS-CoV-2, IKSHPK njofton që pas një periudhe dy vjeçare të punës intenzive, ndërprenë marrjen e mostrave dhe testimin për SARS-CoV-2 si dhe lëshimin e rezultateve të testimit gjatë të dielave”, thuhet në njoftim.

IKSHPK bën të ditur se qytetarët e Kosovës mund të testohen në IKSHPK për SARS-CoV-2 me RT PCR nga e hëna deri të shtunën gjatë orarit të punës 08:00 – 14:00.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka lehtësuar masat antiCOVID me datën 1 mars, ku ka larguar orën policore

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat