​Lajçak: BE e Ballkani Perëndimor të qëndrojnë krah për krah në këto kohë të vështira

Aktuale

​Lajçak: BE e Ballkani Perëndimor të qëndrojnë krah për krah në këto kohë të vështira

Më: 4 mars 2022 Në ora: 19:39
Miroslav Lajçak

I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, deklaroi sot se Bashkimi Evropian dhe vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të qëndrojnë krah njëra-tjetrës në këto kohë të vështira, pas agresionit ushtarak rus në Ukrainë.

Ai në një postim në Twitter ka shkruar se sot ka takuar ministrin e Jashtëm të Malit të Zi, Gjorgje Raduloviq.

“Ai më siguroi se Mali i Zi do të qëndrojë i vendosur në rrugën e tij drejt pranimit në BE. Ne ramë dakord për rëndësinë që BE-ja dhe Ballkani Perëndimor duhet të qëndrojnë krah për krah në këto kohë të vështira”, shkruan Lajçak.

Ndryshe, Kosova i është bashkuar SHBA-së dhe BE-së duke vendosur sanksione ndaj Rusisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat