Kurti: Barazia gjinore është themeli i barazisë shoqërore

Aktuale

Kurti: Barazia gjinore është themeli i barazisë shoqërore

Më: 8 mars 2022 Në ora: 09:59
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se barazia gjinore është themeli i barazisë shoqërore.

Në ngjarjen me temën “Zhbëjmë paragjykimet, punojmë për gjithëpërfshirjen”, me rastin e Ditës së Gruas, organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore, shefi i ekzekutivit tha se për të arritur rezultate të mira është e domosdoshme barazia në fillim të shtetit.

“Përderisa gratë dhe vajzat mbajnë barrën e problemeve shoqërore ato janë thelbësore për të nxitur drejt zgjidhjes së tyre. Gratë e bëjnë aktivizimin e dyfishtë, merren me politikat e përgjithshme por gjithsesi edhe me çështje gjinore. Gratë nuk punojmë vetëm për gratë por ato punojnë po ashtu edhe për burrat. Duhet t’i aktivizojmë gratë e shkolluara dhe duhet t’i shkollojmë sa më lartë gratë e shkolluara”.

“Në fokus e kemi ngritjen e ndërgjegjësimit të prindërve, e sidomos sa i përket rolit të baballarëve në rritjen mirëqenien edhe edukimin e fëmijëve. Gjithashtu në këtë qasje të barabartë po punojnë që fëmijët e vegjël të rriten dhe të socializohen në vlera që promovojnë pranimin, gjithëpërfshirjen, e sidomos barazinë gjinore. Edhe në rilindjen tonë kombëtare kemi vepra me kryepersonazhe gra”, tha Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat