Marshi protestues “Marshojmë s’festojmë”, ngjyroset me të kuqe objekti i Gjykatës Themelore

Aktuale

Marshi protestues “Marshojmë s’festojmë”, ngjyroset me të kuqe objekti i Gjykatës Themelore

Më: 8 mars 2022 Në ora: 11:18
Protesta

“Poshtë prokuroria patriarkale”, “Poshtë policia patriarkale”, “Prokuroria i ka duart me gjak”, janë disa nga thirrjet e marshit protestues kundër vrasjes së grave organizuar nga kolektivi “Marshojmë s’festojmë”.

Marshi protestues ka nisur nga Pallati i Drejtësisë, për të vazhduar deri te objekti i Qeverisë së Kosovës.

Vlora Gashi nga kolektivi “Marshojmë s’festojmë”, ka akuzuar sistemin e drejtësisë në Kosovë për vrasjet e grave, duke thënë se që nga viti 2010, 48 gra u vranë nga burrat në Kosovë.

Image
Protesta

“Këtë 8 mars i denoncojmë si vetë fajtore të gjitha institucionet e drejtësisë për vrasjen e grave. Që nga viti 2010, 48 gra janë vrarë nga burrat në Kosovë. Janë pikërisht këto institucione të cilat dështuan t’i mbrojnë gratë edhe ato kur kërkuan ndihmë. Janë këto Gjykata e Prokurori, që vazhdojë t’i neglizhojnë gratë e t’i trajtojnë si qytetar të rendit të dytë”.

“Ne e dimë përderisa ka policë e prokurorë që lirojnë burra dhunues, gratë do të përfundojnë të vrara nga burrat. Njëjtë sikur Lirie Qerimaj që u vra këtë vit pasi që bashkëshorti i saj u lirua edhe pas raportimit të saj për dhunë. Ne e dimë që përderisa ka gjykatës, prokurorë e institucione që besojnë se gratë meritojnë të ngacmohen, të përdhunohen, të rrihen a vriten, për neve nuk mund të ketë siguri e qetësi. Këtë 8 mars duam ta kthejmë vëmendjen te zinxhiri i kalbur patriarkal i drejtësisë, kjo pasi që këto institucione po i vrasin gratë njëherë duke mos i dalë në ndihmë sa janë gjallë e po i vrasin për së dyti duke i dhënë dënime të ulëta vrasësve. Ne sot kërkojmë llogari nga secili institucion veç e veç për të gjithë ato gra të vrara”, tha ajo.

Image
Protesta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat