Kryeministri Kurti takoi drejtoren e Institutit Demokratik Kombëtar, Nancy Soderberg

Aktuale

Kryeministri Kurti takoi drejtoren e Institutit Demokratik Kombëtar, Nancy Soderberg

Më: 10 mars 2022 Në ora: 16:51
Pamje nga takimi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim drejtoren e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), znj. Nancy Soderberg.

Duke biseduar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe Institutit Demokratik Kombëtar, u theksua rëndësia e zhvillimit të mëtutjeshëm të demokracisë, me rritje të pjesëmarrjes së grave, rinisë, si dhe grupeve të margjinalizuara të shoqërisë.

Kryeministri Kurti potencoi se krijimi i mundësive të barabarta është objektiv i Qeverisë, që të rritet përfshirja dhe pjesëmarrja aktive e grave, por edhe që gratë dhe vajzat të përfitojnë në mënyrë të barabartë nga zhvillimi.

U bisedua për bashkëpunimin e mëtejmë në përkrahjen e institucioneve dhe afrimin me qytetarët, nëpërmjet pjesëmarrjes së qytetarëve, transparencës dhe llogaridhënies.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat