Edhe një tjetër deputet i VV-së kundër martesave të gjinisë së njëjtë

Aktuale

Edhe një tjetër deputet i VV-së kundër martesave të gjinisë së njëjtë

Nga: N. Sh. Më: 16 mars 2022 Në ora: 17:59
Gazmend Gjyshinca

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca, ka deklaruar se do të abstenojë kur të hidhet në votim projekt-kodi civil për martesat e personave të gjinisë së njëjtë.

Gjyshinca, në seancën e Kuvendit u shpreh se nuk ka votë kundër Qeverisë Kurti, teksa shtoi se ky vendim i tij vjen pa marrë parasysh koston që e ka.

“Për këtë çështje e hsoh të nevojshme të shteren në atë mënyrë që asnjë ligj mos të kontestohet nga shoqëria. Mbështetur në këtë, unë sot do të abstenoj. S’kam votë kundër Qeverisë Kurti. I kam besuar vizionit, programit të saj që në fillim”.

“Konsideroj që po e bën punën e duhur. Duke e njohur rëndësinë e projekt-kodit civil dhe duke e njohur punën që është bërë në këtë projekt-kod, nuk votoj sot kundër këtij kodi, pa marrë parasysh cila është kostoja. Nuk do t’i mbyllë sytë përball debatit shoqëror”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat