Gashi: Dyshoj që edhe njohjen e Shqipërisë e kishim marrë pa i thënë Amerika

Aktuale

Gashi: Dyshoj që edhe njohjen e Shqipërisë e kishim marrë pa i thënë Amerika

Më: 16 mars 2022 Në ora: 23:20
Shkëlzen Gashi

Analisti Shkëlzen Gashi ka kritikuar punën e Ministrisë së Jashtme të Kosovës. Gashi beson se edhe njohjet e pavarësisë së Kosovës nuk erdhën si rezultat i punës së institucioneve kosovare.

“Unë mendoj se nuk është var kjo absolutisht prej neve por kjo ka qenë krejt meritë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pa Amerikën t’i ato 117 njohje nuk i kishe marrë hiq. Bile unë dyshoj, edhe të Shqipërisë që kishim mujt me marrë pa i thënë Amerika”, tha Gashi.

Sipas Gashit, qeveria aktuale s’ka bërë asgjë as për liberalizimin e vizave. Ai kishte dy pyetje për zyrtarë të MPJ’së.

“Çka keni bërë për liberalizim gjatë këtyre 12 muajve. Janë dy probleme, Holanda edhe Franca. Çka keni bërë për 12 muaj, kush ka qenë përgjegjës?”, pyeti Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat