“Fans i Pablo Escobar dhe Scarface te Al Pacino”, një muaj paraburgim për dy të rinjtë e Vranjevcit që tentuan t’i vrasin policët

Aktuale

“Fans i Pablo Escobar dhe Scarface te Al Pacino”, një muaj paraburgim për dy të rinjtë e Vranjevcit që tentuan t’i vrasin policët

Më: 18 mars 2022 Në ora: 15:34
Mubarek Raifi

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, ka caktuar nga një muaj paraburgim të dyshuarve Mubarek Raifi dhe Ibrahim Raifi për vrasje të rëndë në tentativë, armëmbajtje pa leje dhe sulm ndaj personit zyrtar.

23-vjeçar dhe 21-vjeçar janë dy të rinjtë që mbrëmjen e së martës tentuan t’i vrasin me armë zjarri zyrtarët policore, në lagjen “Kora e Trimave” në Prishtinë që kishin dal për patrullim.

Lajmi u bë i ditur përmes një komunikate për medie nga policia e Kosoves.

Mubarek Raifi me 15 mars rreth orës 21:19, derisa zyrtarët policor E.B dhe L.H kishin qenë duke patrulluar këmbë të angazhuar në planin operativ për parandalim të vjedhjeve dhe veprave tjera penale, kishte sulmuar zyrtarët policor duke tentuar t’i godasë me veturën e tij BMW dhe me pas nga vetura kishte shtënë me armë në drejtim të zyrtarit policor L.H.

Zyrtari policorë e kishte urdhëruar që të ndalet, mirëpo i dyshuari nuk kishte përfillë urdhrin dhe nga një distancë e shkurtë kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të tij duke i rrezikuar drejtpërdrejtë jetën.

Zyrtarët policor kishin arritur ta ndalojnë Mubarek Raifi, mirëpo gjatë ballafaqimit me të, dy zyrtarët policor ishin sulmuar fizikisht nga i dyshuari Ibrahim Raifi i cili i kishte goditur me grushte duke ju shkaktuar lëndime trupore, në këto momente kishin arritur edhe njësi tjera policore dhe kishin futë situatën nën kontroll, ku edhe ishte bërë arrestimi i dy të dyshuarve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat