Sallahu shprehet i bindur: Në qershor me vota të VV-së do të kalojë ligji për Kodin Civil 

Aktuale

Sallahu shprehet i bindur: Në qershor me vota të VV-së do të kalojë ligji për Kodin Civil 

Më: 19 mars 2022 Në ora: 00:01
Blerim Sallahu

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu tha se Kodi Civil do të miratohet në kuvend, më së largu deri në muajin qershor, e kjo do të bëhet edhe me votat e Lëvizjes Vetëvendosje.

Sallahu në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 tha se Kodi Civili do të riformulohet, e që sipas tij nuk do të përjashtohet mundësia që edhe deputetët e partive të tjera ta votojnë.

“Do të riformulohet. Ne punojmë cdo ditë që ky projekt kod të riformulohet, të dërgohet në kuvend deri në qershor edhe të kalohet. Unë ju siguroj që ky kod do të votohet në Kuvend më së largu deri në qershor. Me riformulimin e këtij Kodi do t’i përgjigjet votat e gjithsecilit dhe do të kalojë në Kuvend”, tha Sallahu.

Kur u pyet se a do të kalojë me votat e Lëvizjes Vetëvendosje, Sallahu tha ‘patjetër, së paku me votat e Lëvizjes Vetëvendosje. Po nuk përjashtohet mundësia që edhe Driton Selmanaj me shokë të votojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat