Zbulohet mashtrimi me derivate që i kushtoi buxhetit të Kosovës mbi 600 mijë euro

Aktuale

Zbulohet mashtrimi me derivate që i kushtoi buxhetit të Kosovës mbi 600 mijë euro

Më: 19 mars 2022 Në ora: 15:01
Ilustrim

Rreth 600 mijë euro mashtrime me anë të ikjes së taksave janë zbuluar nga Dogana e Kosovës, në tri kompani të derivateve.

Sipas Doganës, pas inspektimeve që janë bërë janë gjetur dyshime në tregtinë me derivate të naftës, ku janë zbuluar edhe dokumente të falsifikuara.

“Dogana e Kosovës në saje të aktiviteteve të kontrolleve të orientuara tek fushat me rrezikshmëri të lartë për shmangie të detyrimeve doganore, ka zhvilluar inspektime dhe është në vijim të inspektimeve tjera. Nga ky aktivitet zyrtarët doganor kanë gjetur dyshime për shmangie taksash nga tri subjekte që operojnë në fushën e tregtisë me derivate të naftës. Si rezultat është zbuluar lirimi i bazuar në dokumente të falsifikuara ndër vite, fillimisht nga këto tri subjekte që kanë deklaruar edhe ndërlidhjen mes vete. Dyshimi është se këto subjekte kanë liruar në import derivate duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit prej mbi 600 mijë euro gjatë tre viteve të fundit”, thuhet në njoftim.

Dogana ka njoftuar prokurorin kujdestar dhe me vendim të prokurorit janë arrestuar personat përgjegjës të tri subjekteve të përfshira në këto procedura lirimi, përderisa hetimi do të vijoj në zbardhjen e rrethanave të këtyre rasteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat