​Ministria e Mbrojtjes shënon Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve

Aktuale

​Ministria e Mbrojtjes shënon Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve

Më: 21 mars 2022 Në ora: 18:40
Njësiti i Kërkim-Shpëtimit të FSK-së me këtë rast shkëmbeu përvojën e njohuritë me fëmijët asambleistë të Komunës së Prishtinës

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës përmes një sërë aktivitetesh ka shënuar sot Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve.

Njësiti i Kërkim-Shpëtimit të FSK-së me këtë rast shkëmbeu përvojën e njohuritë me fëmijët asambleistë të Komunës së Prishtinës.

“Me këtë rast, fëmijëve iu ofruan, njohuritë bazike për kërkim-shpëtim, ndihmë të parë në rast lëndimi në një ambient malor, por edhe kujdesi që duhet treguar ndaj natyrës, pasi janë i vetmi burim që krijon kushte për zhvillimin e jetesës në tokë, e këtë fakt shpesh duket se e harrojmë”, shkruan ministri Armend Mehaj në një postim në Facebook.

Ai ka thënë se që nga marrja e detyrës, ka krijuar konceptin e lëndës së mbrojtjes dhe sigurisë, për futjen në plan-programin mësimor në shkolla, projekt i cili së shpejti do të finalizohet.

“Është jetike që të mësojmë gjeneratat e reja me mendësinë e kujdesit ndaj natyrës. Përdorimi i menaxhuar i burimeve të pyjeve është krucial për të luftuar ndryshimet klimatike, dhe për të kontribuar në mirëqenien e gjeneratave të ardhshme. Vetëm kështu mund të arrijmë të përmbushim Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm”, ka shtuar Mehaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat