Mashtruesi Shmit, nderohet nga ‘paganët’ si idhull! / Ai duhet përjashtuar nga Akademia urgjentisht

Aktuale

Mashtruesi Shmit, nderohet nga ‘paganët’ si idhull! / Ai duhet përjashtuar nga Akademia urgjentisht

Nga: Idriz Morina Më: 22 mars 2022 Në ora: 15:16
Historiani Oliver Shmit

Historiani Oliver Shmit Në emër të këtyre cilësorëve alla Shmit, ‘shqiptarë turq’, ‘shqiptarë mysliman’, në Kongresin e Berlinit, në Konferencën e Londrës dhe në të tjera, shqiptarët i kanë humbur më shumë se 100 mijë kilometra katrorë.

Si u bë që ky në dy raste të ndryshme, i valëvit furishëm, tezat, në të cilat është inkompetentë, ndërsa aty ku është kompetentë, e djallos në tërësi.

Çfarë po kërkon të promovojë ‘mashtruesi’ shkencor Oliver Shmit?!

Pse vjen pikërisht në këtë kohë, kur Serbia duket se mund të paguajë rëndë për agjendën e saj proruse? Na vjen një historian perëndimor, që me shumë gjasë i paguar nga shoqëritë sekrete serbe, deformon çdo histori shqiptare nga fundi i Mesjetës e deri më sot.

Aktrimi si 'psikanalist'!?

Shmit përpiqet ta shkatërrojë figurën historike të Skënderbeut, në emër të çmitizimit, dhe të detyrës së historianit, ai përdor paturpësisht teori psikanalitike për ta damkosur, dhe për ta demonizuar figurën e kryeheroit kombëtar të shqiptarëve.

Kam shkruar edhe më parë, se si është e mundur që një historian europian të përdorë metodologji jo shkencore, në të gjitha tezat e tij kryesore, për ta luftuar qenësinë shqiptare, dhe gjithnjë me veladonin e ‘historianit’ akademik!

Si mundet që një historian, i cili afirmon tezën e pashkëpushtmërisë gjuhësore të shqiptarëve, të shqipes nga protoshqipja, dhe bën sikur flet me kompetencë prej gjuhëtari, por si historian, heziton, dhe madje nuk e pranon vazhdimësinë iliro-shqiptare?!

Nga i buron këtij kompetenca gjuhësore?! Pse e ka aq të lehtë që ta pranojë me inkomptencë vazhdimësinë gjuhësore, dhe nisur nga kjo e pranon edhe autoktoninë, por nga gjoja kompetenca e tij prej historiani, nuk e pranon vazhdimësinë ilire.

Nëse nuk ishim ilir, çfarë ishim, cili është emri ynë? Jo nuk jeni ilir, nuk e dimë këtë!

Po a ishim pellasg? Jo as këtë nuk mund ta dimë, sikur thotë logjika e Shmitit.

Për t’ia mohuar shqiptarëve vazhdimësinë ilire, duhet që të mohohet fillimisht ekzistenca e ilirëve.

A e ka bërë këtë mohim, me kompetencë historike z.Shmit? Sigurisht se jo, sepse edhe ashtu të gjitha studimet e tij rreth shqiptarëve, janë kryesisht të mesjetës së vonë, dhe për më keq, ai metodologjinë shkencore e shfrytëzon për të thur teza absurde, qartësisht jo shkencore, e madje as publicistike.

Ja që emri ilir, qenka edhe një emërtim romanik, për popujt që jetonin në Ballkan, por, që atëherë nuk kishte shumësi popujsh këtu, por afrim apo dallime fisnore, ilir dhe thrakas, po pse nuk e pranon pra për shqiptarët vazhdimësinë dardano-shqiptare!?

Meqë merret me studime për Kosovën, sikur të ishte i sinqertë, do ta bënte minimalisht këtë. Por, ai e din, sikurse edhe tutorët e tij, se me atë tezë do të kalbëzonte pretendimet e tija dhe të mbështetësve të tij.

Ai e din, se derisa Rugova e ka pasur, identitet politik, qasjen dardane për historinë e Kosovës, ai e refuzon apriori, dhe në heshtje e mohon atë histori, shtrirjen historike, tre mijë e pesëqind vjeçare të shqiptaro-dardanëve, të përmendur në Betejën e Kadeshit, nga hititët dhe nga vetë Ramsesi II, faraoni i Egjiptit, dhe po ashtu janë përmendur në librat e shenjtë.

Duke iu qasur çështjes dardane, nuk mund të gënjejë pastaj se mungojnë burimet, përkundrazi, duhet të pranojë edhe nivelin e lartë të qytetërimit tek shqiptarët, pararendës të qytetërimit grek. Në këtë mënyrë ai do të vetëvritej si ‘historian i çështjes shqiptare dhe origjinës së tyre’, dhe do ta vriste, tezën greko-centriste dhe euro-centriste, për origjinën zulmëmadhe të qytetërimit europian, pavarësisht që në thelb të këtij qytetërimi ishim ne, me qytetërimin para grek, me luftërat në Azi dhe Europë!

Pse të nderohet nga Qeveria demiurgu filosllav

E habitshme është se si u prit nga kryeministri i vendit Albin Kurti, për t’u nderuar madje. I njëjti që nën diktatin e krimit politik, të pikëpamjeve pseudoshkencore, në mbështetje nga pseudohistorianët shqiptarë, që i valojnë flamujt sllavë, serb, malazez dhe atë grekë, fshihen prapa tij, duke e paraqitur si autoritet shkencor. Po këta, me një grup shërbyesish të tjerë të teorive pansllaviste dhe filogreke, e zgjodhën edhe anëtar të Akademisë së Shkencave të Kosovës (ASHAK-ut).

Në kërkimet e tij, për çështje të tjera historike, ai edhe mund të jetë kompetentë, dhe vërtetë i një kalibri të respektuar, por hipotezat që ai ka ngritur në lidhje me shqiptarët dhe Skënderbeun, janë tipike të kërkimit të tezave serbomëdha dhe grekomëdha, veçse tashti në emër të kërkimit bashkëkohor shkencor, për të krijuar paradigma të reja, të mendimit përçmues, injorues, poshtërues për shqiptarët.

Ai ka parashtruar edhe disa teza të pranueshme, nëpërmjet të cilave ka ngritur mjegullën tek shqiptarët, për t’mos ia parë fytyrën e vërtetë antishqiptare!

Natyrisht, që ai nuk kishte nga kush të sfidohej në studio, si nga një i vetëshpallur filozof, pa asnjë sentencë (pa asnjë filozofi, as teori të tij, dhe madje as studim të filozofisë shqiptare), një studiuesi tjetër që historinë e njeh, sipas ‘melosit’ serb, dhe një pseudohistorian, që për shenjtëri e ka gënjeshtrën, në emër të së cilës ka fituar pas luftës.

Është ky Shmiti, që me ‘kompetencë’, i bënte psikanalizë figurës së Skënderbeut, duke e shpallur realisht si një të marrë, që ‘i motivuar’ nga hakmarrja për babain, luftoi me perandorinë më të fuqishme të kohës, jo vetëm vet, por e merr në qafë një popull të tërë sipas tij, edhe pse atij nuk i dhimbsen fare, edhe sikur asnjë të mos kishte mbetur.

Siç kam polemizuar me Shmitin edhe në një punim timin tjetër, ai jo vetëm, që ngre hipoteza të kota, por ato mundohet t’i vërtetojë me retorikë e mashtrim.

Si u bë që ky në dy raste të ndryshme, i valëvit furishëm, tezat, në të cilat është inkompetentë, ndërsa aty ku është kompetentë, e djallos në tërësi.

Demiurg proserb

Një nga tezat e tij të marra, është ajo se shqiptarët e sotëm e kanë origjinën nga një trekëndësh që në qendër e ka Mirditën, dhe që nuk zbret as deri në Tiranë, shkon deri në kufijtë e sipërm të Shkodrës dhe kthehet deri në afërsi të Prizrenit.

Ndërsa, sikur u harrua teza e tij raciste, se shqiptarët në Kosovë, nuk janë shqiptarët e kërkuar, por një përzierje nga ajo që solli dhe la pas Perandoria osmane, në bashkëjetesë me një pjesë të shqiptarëve.

Ndërsa, kryeteza e tij, e marrë nga pseudohistorianët serbë, falsifikatorët serbë, është se në Mesjetë, Kosova dominohej nga serbët apo së paku ndahej nga shqiptarët dhe serbët, duke anashkaluar me çdo kusht realitetin historik, se shqiptarët në Mesjetë, në trojet e Dardanisë ishin ortodoks, dhe se shtriheshin para ardhjes së perandorisë osmane deri në Beograd, madje si shumicë e konsiderueshme.

Ai tregoi se është i pacipë, kur pa u skuqur fare, dhe pa kërkim falje, e pranoi se kishte bërë gabim kur thoshte në çdo rast se ishin vrarë, 28 mijë shqiptarë mysliman, ishin vrarë... mijë shqiptarë mysliman. Pra, cilësori (përcaktori) mysliman këtu nuk është i rastësishëm, përkundrazi është i qëllimshëm, në mënyrë që Perëndimi, të mos afektohet nga shfarosja e një populli europian, por ta merrë si një luftë fetare, të krishterët kundër myslimanëve, dhe se kjo luftë, në nën tekst të kuptohet se është bërë nga ‘populli i shenjtë serb’!

Përveç kësaj ai e fsheh si demiurg proserb, faktin se shqiptarët myslimanë dhe të krishterë luftuan bashkë për Pavarësinë e Shqipërisë, dhe më parë gjatë Rilindjes Kombëtare, dhe deri në pavarësimin e Kosovës, dhe se po ashtu viktima të panumërta të dhunës gjenocidale nga Serbia, ishin edhe shqiptarët katolikë.

Në emër të këtyre cilësorëve alla Shmit, ‘shqiptarë turq’, ‘shqiptarë mysliman’, në Kongresin e Berlinit, në Konferencën e Londrës dhe në të tjera, shqiptarët i kanë humbur më shumë se 100 mijë kilometra katrorë, i kanë humbur më shumë se 5 milionë shqiptarë, të vrarë, të dëbuar me miliona, dhe të asimiluar po me miliona, pasi duhet llogaritje e veçantë demografike e të asimiluarve, dhe të dëbuarve, një numër që së bashku sot, mund të arrijë në mbi 30 milionë.

Shqiptarët, ADN-ja e tyre gjendet dominuese në popujt fqinjë, serbë, malazez, grek, sllavomaqedonas e madje bullgar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat