Vjen goditja për Memlin, Lumirin dhe komandantin e Zhlebit: “Nuk e keni as idenë si ta mposhtni Albin Kurtin”

Aktuale

Vjen goditja për Memlin, Lumirin dhe komandantin e Zhlebit: “Nuk e keni as idenë si ta mposhtni Albin Kurtin”

Nga: A.M. Më: 22 mars 2022 Në ora: 20:34
Albin Kurti

Qeveria Kurti2 ka shënuar një vjetorin e ardhjes në pushtet.

Në këtë 1 vjetor, kjo qeveri mori kritika të shumta nga opozita.

Ndërkaq, jo të gjithë mendojnë sikurse opozita vendore.

Familja e Haki Imerit, veprimtarit të vrarë të LDK-së, ka reaguar përmes një postimi në Facebook.

Në këtë postim thuhet se Qeveria Kurti do ta ketë edhe mandatin e 3-të.

Postimi i plotë:

Qeveria Kurti 2 i bëri një vit ajo do t'i bëjë edhe dy e vite..

Qeveria Kurti 2 do t'i bëjë edhe  4 vite, pastaj të shohim ku po mbetet opozita  e vogël në 4 vitet e ardhme.

Me një opozitarizëm si të Memlit, Lumirit dhe komandantit të Zhlebit Kurti do ta sjellë në jetë edhe qeverinë Kurti 3...

Kryeministri Kurti sa herë që ju i trajtoni çështjet në këtë forme ai ndjehet i relaksuar dhe pse jo i argëtuar..

Ju tre opozitaret e vegjël nuk e keni as idenë si ta mposhtni Albin Kurtin.

Ju duhet një qasje tjetër në rrahjen e problemeve, nëse dëshironi rezultate.

Por siç po duket e keni të pamundur të shkëputeni  nga rrethi vicioz që u kanë futur ish liderët tuaj kriminal...

Albin urime Qeveria Kurti 3.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat