Publikohet raporti i MSH: Asnjë vdekje dhe 40 raste pozitive

Aktuale

Publikohet raporti i MSH: Asnjë vdekje dhe 40 raste pozitive

Nga: M.H. Më: 23 mars 2022 Në ora: 15:00
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë para pak minutash ka publikuar raportin 24 orësh për rastet me covid.

Nga raporti, IKSHPK bënë të ditur që kemi  raste pozitive dhe asnjë vdekje, përcjell “Bota sot”.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 351 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Ndërsa në total numri i rasteve aktive është 650.

Njoftimi i plotë

23 Mars 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 351 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë

1.820.360 doza të vaksinës.

Deri më sot 819.597 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 99.470 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 1.039 testime, 40 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar anjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.451.

Në total numri i rasteve aktive është 650.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/.../2e546d77.../page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

Image
Raporti i MSH-së
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat