Haradinaj: T’i lutemi zotit që kjo qeveri të shkojë shpejt në shpi, sot u fajësuam ashpër nga Quinti

Aktuale

Haradinaj: T’i lutemi zotit që kjo qeveri të shkojë shpejt në shpi, sot u fajësuam ashpër nga Quinti

Më: 23 mars 2022 Në ora: 21:54
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se reagimi i sotëm i Quint-it për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale në Serbi është një kërcënim serioz për perspektivën euroatlantike të vendit.

”Sot ne jemi fajësuar në mënyrën më të ashpër nga Kuint-i, është një kërcenim serioz në perspektiven tonë euroatlantike që do të thotë edhe për viza, pra për liberalizimin e vizave”, tha Haradinaj.

Kryetari i AAK-së tha se për këtë situatë përgjegjës është kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili me qëndrimet e tij po i bën favor Serbisë.

”Me arrite në këtë situatë kryeministri që me iu dhanë rreth 40 milionë i ka paguar pare të taksapaguesve të Kosovës për rrymën, që i bie që është vjedhë në veri se është e vjedhur, në të njëjtën kohë e ka hequr taksën, se gjithë bota e dinë se kur ka qenë taksa ai s’ka mund me shti asnjë mall në Kosovë, hiq asnjë mall, do të thotë zero ka qenë marrëdhënia tregtare Kosovë- Serbi ose e pavërejtshme, tani ky kryeministër ia jep Serbisë, pra ky e ka kartë në dorë, 300 milionë treg, 40 milionë ia ka jep veriut, prandaj po them që askush më mirë se ky për Serbinë nuk ka punu, pos asaj e ka fuqizuar Serbinë me ketë deklaratë, pra ky ka ditë me pru punën deri aty sa me thanë Kuint-i në njëfarë mënyre po thotë e falënderojmë Serbinë që diti me u gjet, po na vjen keq që Qeveria e Kosovës ose me zhgënjim na ktheu prapa ne dhe po thotë që ky kthim mbrapa, gjuhë ma eksplicite rrallë ndodhë me të thanë dikush, nuk është në parimet perëndimore ose evropiane”.

”Duhet t’i lutemi zotit që kjo qeveri të shkoj më shpejt në shtëpi, se nuk është situatë e mirë, ju siguroj”, përfundoi Haradinaj.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat