Meta: Raportet mes Kurtit dhe Gërvallës janë të mëdha dhe të fuqishme

Aktuale

Meta: Raportet mes Kurtit dhe Gërvallës janë të mëdha dhe të fuqishme

Më: 23 mars 2022 Në ora: 23:30
Albin Kurti dhe Donika Gërvalla

Deputeti i Listës “GUXO”, Burim Meta, thotë se raportet mes kryediplomates kosovare, Donika Gërvalla dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, janë të mëdha dhe të fuqishme.

Meta thotë se asnjëherë nuk ka pasur ndonjë çarje mes tyre, teksa shton se Gërvalla është duke bërë “punë jashtëzakonisht të madhe në lobimin për çështjen e Kosovës”.

“Sa i përket raportit tonë si ‘GUXO’ në relacion me LVV-në apo udhëheqësve e ke pasur parasysh që edhe Gërvalla është udhëheqëse e partisë tonë, po ju garantoj me kompetencë të plotë që raportet mes Gërvallës dhe Kurtit janë të mëdha, të forta dhe fuqishme. Absolutisht nuk ka pasur ndonjë çarje në koperim të këtyre dy figurave në implementim të programit të përbashkët qeqverisës. Jo më larg se mbrëmë në orët e vona edhe Kurti e ka potencuar se është një dezinformatë që rrjedh nga blloqet e ndryshme ndoshta për të arritur ndonjë qëllim jo të mirë, mirëpo ai u deklaruar që jo më larg se parmbrëmë kanë qenë në bashkëbisedim përmes zoom konference me shumë ambasadorë dhe është i kënaqur me punën e Gërvallës, janë në bashkëpunim shumë të qëndrueshëm dhe thotë që sikur nuk janë kanë qëlluar së paku të më godasin raportet e mia me Gërvallën ku i kam më të mirat dhe më të fortat”, deklaroi Meta.

Ndërkaq, sa i përket reagimeve të tij ndaj veprimeve të ish-ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, Meta deklaron se kishte kërkuar nga ai që të ndërroj qasje dhe të fokusohet në Ministri apo në Komunën e Prishtinës.

“Reagimet e mia që kam pasur ka qenë në suaza të konstruktivitetit që kemi pasur, me sa kujtoj më pak se një vit por nuk ka qenë kërkesë e drejtpërdrejt e Vitias, por kam kërkuar që të korrigjohet, të ndryshon qasje dhe të vendoset, të fokusohet në Ministri apo Prishtinë me frikën time që do të mbesin pa të as në Qeveri as në Prishtinë. Kërkesa ime në ato momente është keqkuptuar ndoshta jam sharë dhe kërcënuar, nuk jam marrë me këto çështje por e di ato komentet që kanë qenë shumica e tyre kanë qenë edhe të pavërteta”, shtoi ai.

Po ashtu, teksa foli për një vit qeverisje të tyre, deputeti ka listuar “pesë arritjet më të mëdha të kësaj Qeverie për këtë periudhë”.

“Mund të themi që është bërë përgatitja e koncept dokumentit për pasurinë e paluajtshme, e prisnin të gjithë. Çështja e dytë është bërë ç’kapja e shtetit duke larguar bordet e politizuara që kanë qenë nëpër institucionet e Kosovës, organizata publike. Nuk është pak të përmendet se është mundësuar shkollimi i lartë pa pagesë për të gjithë studentët, duhet potencuar ndihma pavarësisht sipas kapaciteteve e fëmijëve deri në moshëm 16-vjeçare. Mund të themi si kurrë më parë janë mbështetur bujqit tanë dhe do të mbështeten deri në 500 euro në ari. Nuk ka ndodhur më parë, por aktualisht nuk po ndodh as kjo mbështetje nuk po ndodh me subvencionimin nuk po ndodh as në rajon. Mund të flasë edhe për vendosjen e ambasadorëve nga Ministria e Jashtme, kemi rreth 6 ambasadorë politik dhe 9 të karrierës dhe natyrisht gjatë këtij vitit kemi pasur një hyrje dalje nga shtete shumë të rëndësishme, kanë ardhur shumë në vizitë”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat