Hoxhaj në përvjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s: Përherë falënderues ndaj ShBA-së dhe Perëndimit

Aktuale

Hoxhaj në përvjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s: Përherë falënderues ndaj ShBA-së dhe Perëndimit

Më: 24 mars 2022 Në ora: 09:30
Enver Hoxhaj

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka publikuar një fotografi të aeroplanit luftarak të NATO-s që bombardoi Serbinë më 24 mars të 1999.

Hoxhaj, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Kosova do të jetë përjetë falënderuese ndaj ShBA-së dhe Perëndimit për mbështetjen e vazhdueshme në rrugëtimin dhe shtetndërtimin tonë.

“Para 23 vitesh bota u bashkua që ta ndalojë gjenocidin serb në Kosovë. Sot, Kosova kujton ushtarët e NATO-s që humbën jetën gjatë bombardimeve që ndaluan gjenocidin dhe u është përjetë falenderuese.

Ky aeroplan në fotografi është njëri prej të shumtëve të përfshirë në bombardimet e NATO-s dhe që tani ruhet në bazat ushtarake në Lituani. Përjetë falënderues ndaj ShBA-së dhe Perëndimit për mbështetjen e vazhdueshme në rrugëtimin dhe shtetndërtimin tonë!  “, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat