Reforma në arsim e nisur nga ish-kryetari i Kamenicës Qëndron Kastrati, Gjykata merr një vendim

Aktuale

Reforma në arsim e nisur nga ish-kryetari i Kamenicës Qëndron Kastrati, Gjykata merr një vendim

Më: 24 mars 2022 Në ora: 15:14
Qëndron Kastrati

Ish-kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka njoftuar se Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën për pezullimin e ekzekutimit të vendimit të kësaj komune për shpërndarjen e nxënësve në klasa me nga 4-5 nxënës.

Kastrati ka thënë se ky është një vendim i drejtë dhe që kthen shpesën për edukimin më të mirë të fëmijëve në Kamenicë.

“Sot Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën për pezullim të ekzekutimit të vendimit të Komunës së Kamenicës për shpërndarje të nxënësve nëpër klasë me nga 4-5 nxënës. Ky është vendimi më i drejtë dhe i duhur për nxënësin e Kamenicës. Ky vendim e kthen shpresën për vazhdimin e një procesi që synon përmirësimin e kushteve të edukimit për fëmijët e Kamenicës. Një procesi i cili e mundëson përmirësimin e kualitetit të arsimit në Kamenicë. Vazhdimi i reformës në arsim në Kamenicë është i domosdoshëm për zhvillimin e mirëfilltë të gjeneratave të reja, për barazinë ndërmjet fëmijëve e modernizim të kushteve të mësimnxënies”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Më tutje, Kastrati e ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje se po tenton që ta ndalojë reformën në arsim që ka nisur gjatë kohës sa Kastrati ishte kryetar.

“Është i pakuptueshëm angazhimi destruktiv i Vetëvendosjes ndaj reformës në arsim edhe pas përfundimit të zgjedhjeve. Në fazën e fushatës elektorale i kam kuptuar edhe deklaratat shqetësuese të Glauk Konjufcës në Kamenicë. Vetëvendosje me dëshpërim synonte të fitonte ndonjë komunë. Por kjo që po vazhdon të ndodhë edhe sot është e papranueshme. Është edhe mosdije edhe mashtrim edhe dëm i madh. Kjo që po ndodhë është tregues për mungesën e vlerave minimale progresive e demokratike të një subjekti politik. Një subjekt politik që pretendon se me numra e pushtet mund të anulojë proceset e drejta për të mirën publike”, ka thënë më tutje ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat