Krejt çka duhet të dini për vrasjen e dyfishtë dhe pajtimin e familjeve në Pejë

Aktuale

Krejt çka duhet të dini për vrasjen e dyfishtë dhe pajtimin e familjeve në Pejë

Më: 24 mars 2022 Në ora: 15:31
Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijaj

Sot janë pajtuar familjet e dy ish-zyrtarëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijaj.

Pajtimin e kanë ndërmjetësuar kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj dhe deputeti, Bekë Berisha.

Pas këtij akti ka reaguar Armend Ademaj, vëllai i të vrarit, Astrit Ademi.

Ai ka shkruar se pajtimi ishte i domosdoshëm pasi e kërkon zakoni i popullit por që po bëhet me qëllim që të funksionojë ligji e jo kanuni.

“Pajtimi është i domosdoshëm sepse këtë e kërkon e drejta zakonore e popullit tonë që po e trashëgojmë me shekuj, e që kishim dashur që sot në shekullin XXI mos të jetë, por ta kemi shtetin e së drejtës, ku sundon ligji e jo Kanuni”, ka shkruar Armend Ademaj në Facebook.

Ai, tutje ka falënderuar ndërmjetësuesit.

Por, si ndodhi ngjarja tragjike që përfundoi me vrasjen e Astrit Ademaj e Blerand Kadrijaj?

Astrit Ademi ishte kandidat i PDK-së për kryetar të Pejës në zgjedhjet e fundit lokale të 14 nëntorit 2021 dhe u vra pak kohë para ditës së votimeve.

Image
Pajtohen familjet Ademaj dhe Kadrijaj

Vrasja e dyfishtë kishte ndodhur më 8 shtator, rreth orës 20:20, afër Shkollës së Mesme “Ali Hadri”.

Në këtë ngjarje kishte mbetur i plagosur edhe vëllai i Astrit Ademaj, Avni Ademaj, i cili ishte edhe i akuzuar për vrasjen e Blerand  Kadrijaj.

Avni Ademaj dyshohej për vrasjen e Blerand Kadrijajt si dhe për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.

Por që Prokuroria e Pejës më një shkurt të këtij viti kishte  pushuar hetimet ndaj Avni Ademajt, i cili dyshohej për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Ademaj dyshohej se mbrëmjen e 8 shtatorit 2021 ka vrarë Blerand Kadrijajn, ish-kandidat për kryetar të Komunës së Deçanit më 2017 nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Sipas shkresës së Prokurorisë së Pejës, rezulton se pas hetimeve të ndërmarra Prokuroria nuk ka gjetur se Avni Ademaj kishte kryer veprat për të cilat dyshohej.

Bledar Kadriaj ishte po ashtu zyrtar i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidat për kryetar të Deçanit në vitin 2017.

Tri javë pas vrasjes së kandidatit për kryetar të Pejës nga radhët e PDK-së, Astrit Ademaj, vëllai i Armend Ademajt, ka thënë se vrasja e vëllait të tij u krye nga dora e një atentatori “të mafisë politike” dhe shumë tradhtarëve.

Vrasjen e tij e quante “krim politik”.

Por, një ndërmjetësim i figurave të larta politike nga rrafshi i Dukagjinit, kanë ulur tensionet dhe sjellë pajtimin në vend mes dy familjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat