​Aprovohet lista e shitjes së aseteve në likuidim SHAL 55 për vendosje në tender publik

Aktuale

​Aprovohet lista e shitjes së aseteve në likuidim SHAL 55 për vendosje në tender publik

Më: 30 mars 2022 Në ora: 20:03
Foto ilustrim

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit aprovoi sot listën e aseteve në likuidim SHAL 55 për vendosje në tender publik, ndërsa udhëzoi menaxhmentin që tarifat për pjesëmarrje në tender të jenë sa më të pranueshme për palët e interesuara.

Bordi në këtë mbledhje ratifikoi vendimin emergjent BD-160-1 të datës 23 mars 2022 për suspendimin e zëvendëskryesuesit të Bordit të Përkohshëm të NSH Inex Sharr Planina Brezovicë.

Po ashtu, Bordi pas shqyrtimit miratoi raportin vjetor të AKP-së për vitin 2021, ndërsa shpalli jo kompetente AKP-në për shqyrtimin e kërkesave për blerjen e banesave të NSH Trepça dhe bartjen e këtyre kërkesave nga AKP-ja te Ndërmarrja Publike Trepça.

Bordi aprovoi raportet e shpërndarjes për kreditorët Kombinati Drurit "Tefik Çanga", GJI110, Fabrika e Birrës, Pejë, PEJ013 dhe D.T.P. Mladost, GJI110.

Po ashtu u miratua edhe propozimi i Autoritetit të Likuidimit për heqje dorë të aseteve në procesin e likuidimit për çështje të interesit dhe qasjes publik për parcelat e PRZ006 NSH "NBI Suhareka", P-72116037-00055-3 ZK Savrovë, P-72116039-00868-5 ZK Sallagrazhdë, P-72116039-01273-9 ZK Sallagrazhdë, P-72116039-01291-2 ZK Sallagrazhdë, P-72116039-01340-0 ZK Sallagrazhdë dhe P-72116046-02679-2 ZK Shirokë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat