Haradinaj tregon dy partitë që po bëjnë thashethemet se AAK po i bashkohet Qeverisë

Aktuale

Haradinaj tregon dy partitë që po bëjnë thashethemet se AAK po i bashkohet Qeverisë

Më: 30 mars 2022 Në ora: 23:24
Ramush Haradinaj

Nga kuzhinat e PDK’së e LDK’së, dalin fjalët se AAK po flirton me Albin Kurtin, thotë ish-kryeministri Haradinaj.

I pari i AAK’së, Ramush Haradinaj, thotë se kjo parti nuk ka marrë ofertë për tu bërë pjesë e qeverisë. Gjithçka që po flitet, sipas tij, është politikë e dy partive më të mëdha opozitare në vend kundër partisë që ai drejton.

“Këto i bëjnë PDK dhe LDK”, thotë Haradinaj.

“E kanë mënyrë me zbeh opozitbërjen tonë. Tri fytyra s’i kemi. Një e kemi. Një fytyrë, një qëndrim, një parim në punë. Në tema të interesit nacional, rasti i referendumit, e kemi përkrah qeverinë, ne e kemi përkrah edhe në çështjen e zgjedhjeve të Serbisë, e përkrahim Fondin e Sigurisë, është gabim mos me përkrah, por nuk synojmë, jo vetëm që s’na e ka bo VV’ja asnjë lloj oferte, por s’ka pasur asnjë komunikim të tillë”, tha Haradinaj.

Thotë se nuk kanë qëllim të hynë në qeveri para zgjedhjeve të reja.

“Ne nuk e kemi plan, nuk e kemi synim, nuk e kemi qëllim e as interes një bashkëpunim qeverisës me VV’në. Nuk shkojmë kësaj rruge. Pas zgjedhjeve s’kemi vija të kuqe për asnjë subjekt politik”, shtoi ai.

“PDK e LDK, s’po them për z.Krasniqi e Abdixhiku, por ka aty kuzhina që kur ndodhen të fajësuar, ata thonë “hajt se më duket ata të Aleancës janë kah flirtrojnë andej”. E vërteta nuk është ashtu, ne po e bëjmë punën tonë drejtë, në interes të vendit”, shpjegoi Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat