Sveçla takoi ambasadorin italian: Të gjitha institucionet vartëse të MPB-së janë ndihmuar nga Italia

Aktuale

Sveçla takoi ambasadorin italian: Të gjitha institucionet vartëse të MPB-së janë ndihmuar nga Italia

Më: 31 mars 2022 Në ora: 21:45
Pamje nga takimi

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka takuar sot ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, shefin e misionit Ugo Ferrero dhe atasheun policor, Enrico Gurnari.

Ministri Sveçla ka shkruar në Facebook se në këtë takim kanë shtjelluar tema të ndryshme, derisa ka shtuar se në fokus të bashkëbisedimit kishin thellimin e bashkëpunimit në fusha të caktuara të sigurisë.

“Të gjitha institucionet vartëse të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në historikun e zhvillimit të tyre kanë ndihma nga më të ndryshmet nga Italia.

Gjej rastin ti falënderoj prapë për takimin e frytshëm dhe vullnetin e madh për të na ndihmuar në avansimin e politikave të sigurisë”, ka thënë Sveçla. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat