AKK ngriti padi për raportim të rremë të pasurisë – kjo është ministrja e ‘varfër’ e Kurtit

Aktuale

AKK ngriti padi për raportim të rremë të pasurisë – kjo është ministrja e ‘varfër’ e Kurtit

Nga: A.M Më: 1 prill 2022 Në ora: 22:43
Albin Kurti dhe Rozeta Hajdari

Dje ka qenë dita e fundit për përmbushjen e obligimit ligjor për deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë, ndërsa obligimit ligjor ende nuk i janë përgjigjur edhe rreth 550 zyrtarë publikë.

AKK bëri thirrje sërish zyrtarëve publikë që tashmë nuk e kanë kryer obligimin ligjor, ta shfrytëzojnë kohën e mbetur.

Derisa, kujtojmë se ditë më parë, Agjencia Kundër Korrupsionit ka dorëzuar kallëzim penal kundër ministres së Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari.

Ajo dyshohet për mosraportim ose raportim të rremë të pasurisë.

“Bota sot” ka nxjerrë statistikat nga AKK në lidhje me deklarimet e pasurisë që i ka bërë ministrja Hajdari.

Nga të dhëna e nxjerrura, rezuloti se Hajdari ka në posedim vetëm një banesë në vlerë 50 mijë euro, një veturë të tipit ‘Ford’ në vlerë prej vetëm 3 mijë euro dhe kursime në bankë në shumë prej 900 euro.

Të dhënat zyrtare në AKK:

Image
Deklarimi i pasurisë së Rozeta Hajdarit
Image
Deklarimi i pasurisë së Rozeta Hajdarit
Image
Deklarimi i pasurisë së Rozeta Hajdarit
Image
Deklarimi i pasurisë së Rozeta Hajdarit
Image
Deklarimi i pasurisë së Rozeta Hajdarit
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat