Një i vdekur nga Covid-19, ky është raporti 24 orësh

Aktuale

Një i vdekur nga Covid-19, ky është raporti 24 orësh

Nga: A.ZH Më: 3 prill 2022 Në ora: 14:56
Foto ilustrim

Një person ka vdekur dhe 19 raste të reja me Koronavirus janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, janë shëruar 33 persona, përcjell Bota sot.

Njoftimi i plotë nga MSH:

03 Prill Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 49 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.822.698 doza të vaksinës.

Deri më sot 820.678 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 100.224 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 1.027 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 33 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.860.

Në total numri i rasteve aktive është 555.

Të dhënat e detajuara mund t'i gjeni KËTU

Image
Statistikat nga MSH
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat