Motrat nga Rezalla rrëfejnë momentin kur serbët e vrarë babain e tyre

Aktuale

Motrat nga Rezalla rrëfejnë momentin kur serbët e vrarë babain e tyre

Më: 5 prill 2022 Në ora: 18:58
Vajza e viktimes

Para 23-vjetësh në fshatin Rezallë të Skënderajt forcat serbe vranë 98 civilë shqiptarë.

Në mesin e tyre ishte edhe babai i Zyle e Hasime Zabelit, të cilat kujtuan përjetimet a datës 5 prill të vitit 1999 që ua morri babanë përgjithmonë.

“Pasi filluan granatimet, u detyruam të dilnim nga shtëpia e të grumbulloheshim bashkë me familjet tjera të fshatit në një bahçe, ku këmbësoria e ushtrisë erdhi dhe na detyroi që të shkonim në një lagje tjetër. Aty kemi qëndruar e gjithë popullata e Rezallës nga ora 11:00–16:00, kur na kanë thënë që të ngrihemi në këmbë gratë dhe fëmijët, ndërsa burrat të qëndronin aty”.

“Nevë na thanë të ecnim drejt malit, ndërsa pasi jemi nisur i kanë pushkatuar burrat. Krejt e kemi dëgjuar. Fillimisht me breshëri plumbash, e më pas duke i gjuajtur edhe një herë një nga një, për t’u siguruar të mos mbetej gjallë asnjë. Momenti më i vështirë ishte që nuk na kanë lënë as të përshëndetemi”, rrëfejnë motrat Zabeli.

Ato po ashtu treguan se si ishte hapur e përgatitur një varr edhe për gratë e fëmijët, por që dikush i kishte thënë se “nëse për gjysmë ore nuk hyni në Drenas, keni për t’u vrarë të gjithë”.

“Kemi vrapuar ashtu si kemi mundur. Resht për dy dhe nuk na lejonin me dal asnjë këmbë prej reshtit”, kujtojnë të mbijetuarat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat