Deklarimi i pasurisë do të bëhet publik në qershor, 60 zyrtarë nuk e kanë deklaruar pasurinë

Aktuale

Deklarimi i pasurisë do të bëhet publik në qershor, 60 zyrtarë nuk e kanë deklaruar pasurinë

Më: 7 prill 2022 Në ora: 16:13
AKK

Deklarimi i pasurisë së zyrtarëve publik që ushtrojnë funksione publike do të bëhet në qershor të këtij viti.

Kjo është bërë e ditur nga Agjencia kundër Korrupsionit në një përgjigje.

“Regjistrat e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve publik, pritet të publikohen në fund të mujit qershor 2022” thuhet në përgjigjen e AKK-së.

Po ashtu AKK-ja ka bërë të ditur edhe numrin e zyrtarëve që kanë qenë të obliguar të deklarojnë pasurinë, dhe atyre që nuk e kanë bërë deklarimin e pasurisë.

“Nga rreth 4765 zyrtarë publik sa kanë qenë të obliguar ta deklarojnë pasurinë, në Agjencinë kundër Korrupsion, nuk e kanë deklaruar fare ose e kanë deklaruar pasurinë pas afatit rreth 60 zyrtarë publik” thonë nga AKK-ja.

AKK ka bërë të ditur se është duke e verifikuar procesin e deklarimit të pasurisë në shumë aspekte.

“Aktualisht AKK  është duke verifikuar procesin e deklarimit të pasurisë në shumë aspekte, formularët e pranuar në emailat zyrtar të AKK-së , formularët e dërguar nëpërmjet postës si formularët nga zyrtarët që janë evidentuar në listë si subjekte deklaruese nga zyrtarët kontaktues në afatin e rregullt vjetor ata marrjen e  detyrës si u.d. apo zëvendësues dhe të cilët kanë afat ende për ta deklaruar pasurinë” thonë nga AKK-ja

Por cilat janë masat për zyrtarët publikë të cilët nuk e kanë deklaruar pasurinë deri me 31 mars, për këtë AKK-ja ka një përgjigje.

“ Sa i përket zyrtareve të lartë publik të cilët nuk e deklarojnë pasurinë në afatin e paraparë ligjor dhe të cilët nuk kanë arsyetime të bazuara për mos-deklarim, AKK  do të veprohet sipas ligjit, respektivisht kodit penal ku mos-deklarimi paraqet vepër penale dhe e detyron AKK-në të veprojë në pajtim me nenin 430 të Kodit Penal të Kosovës” thuhet në përgjigjen e AKK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat