“Në vendkalimin kufitar Preshevë -Tabanovc u vendos tabela “Ballkani i Hapur”

Aktuale

“Në vendkalimin kufitar Preshevë -Tabanovc u vendos tabela “Ballkani i Hapur”

Nga: F.B. Më: 7 prill 2022 Në ora: 16:44
Foto nga vendi i ngjarjes

Në shiritin hyrës të kalimit kufitar Preshevë –Tabanovc u vendos tabela “Ballkani i Hapur”, me të cilën shënhet shiriti i dedikuar për transportuesit e kompanive nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me statusin e subjektit të autorizuar ekonomik, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Ministri i financave në qeverinë e Serbisë Sinisha Mali deklaroi se qëllimi i iniciativës “Ballkani i Hapur” është përshpejtimi i rëndësishëm i kalimit të mallit, shërbimeve dhe formimi i tregut unik të fuqisë punëtore dhe kushte për afarizëm më të mirë të kompanive, që do sjell zhvillim ekonomik dhe rritje të standardit në vendet nënshkruese të iniciativës.

"Po vazhdon realizimi i iniciativës për të lehtësuar afarizmin ekonomik dhe kalimin e mallrave. Kamionët nuk duhet të presin me orë në kufij në procedura dhe po kalojnë shpejtë edhe lehtë. Në këtë mënyrë po dërgohet zëri i ekonomisë dhe ndikojmë në ambient më të mirë ekonomik” tha Mali.

Ai vlerësoi si shumë të rëndësishme iniciativën “Ballkani i Hapur” për bashkëpunimin rajonal dhe forcimin e ekonomive të vendeve, në kuadër të cilës ka marrëveshje lehtësuese për tregun, bashkëpunimin në fushën e ushqimit, veterinarisë fito-sanitarisë etj..

Mali përkujtoi se sipas marrëveshjes së nënshkruar do mundësohet leja unike e punës mes tri vendeve nënshkruese, gjë që do jetë tërheqëse për investitorët, që mundëson punëtorë nga tri vendet.

"Po zgjidhim vështirësitë si pritjet kufitare dhe procedurat e komplikuara administrative dhe mungesën e fuqisë punëtore, të gjitha këto janë të dobishme pët vendet anëtare të iniciativës “Ballkani i Hapur” tha Mali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat