Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier i shkon në zyre Osmanit, ja për çfarë biseduan

Aktuale

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier i shkon në zyre Osmanit, ja për çfarë biseduan

Nga: A.M. Më: 7 prill 2022 Në ora: 18:56
Vjosa Osmani

Presidentja Kosovës, Vjosa Osmani sot ka pritur në takim ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier.

Gjatë takimit u bisedua për thellimin e bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e sigurisë.

Komunikata e plotë:

Në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, si dhe thellimin e bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e sigurisë.

Presidentja Osmani diskutoi me ambasadorin Hovenier realizimin e projekteve zhvillimore ne fushën e energjetikës në Kosovë me mbështetje nga Shtetet e Bashkuara te Amerikës.

Image
Pamje nga takimi

Me tej, Presidentja Osmani dhe Ambasadori Hovenier biseduan edhe për agjendën e takimeve ndërkombëtare te Presidentes në vende të ndryshme të botës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat