Kosova e gatshme për refugjatët ukrainas, Kurti tregon sa mund të strehohen

Aktuale

Kosova e gatshme për refugjatët ukrainas, Kurti tregon sa mund të strehohen

Më: 9 prill 2022 Në ora: 19:17
Albin Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka përsëritur gatishmërinë e Kosovës për të qëndruar pranë Ukrainës.

Kurti ka bërë të ditur se Kosova është e gatshme të strehojë 5000 refugjatë ukrainas dhe 20 gazetarë.

“Për të mbrojtur Ukrainën, ne kemi kënaqësinë që të strehojmë deri në 5000 refugjatë. Tashmë kemi ndarë fonde si humanitare për Ukrainën si dhe fonde specifike për të strehuar 20 gazetarë ukrainas dhe për t’u siguruar atyre kushte jetese dhe pune në Kosovë”.

Tutje, Kurti thotë se Kosova është rreshtuar bashkë me vendet demokratike duke i vënë sanksione Rusisë.

“Ndërsa pushtimi dhe agresioni i padëshirueshëm rus kundër Ukrainës dhe popullit të saj vazhdon, imazhet që shohim na kujtojnë rëndësinë më të madhe të unitetit dhe solidaritetit evropian. Përderisa BE-ja dhe vendet perëndimore i janë përgjigjur kësaj edhe Kosova i është bashkuar frontit demokratik duke vënë sanksione kundër Federatës Ruse”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat