Armatimi nga Kina/ Blerim Latifi: Kjo është e vërteta, ja çfarë po përpiqet të krijojë Serbia në Ballkan

Aktuale

Armatimi nga Kina/ Blerim Latifi: Kjo është e vërteta, ja çfarë po përpiqet të krijojë Serbia në Ballkan

Nga: P.R Më: 10 prill 2022 Në ora: 19:29
Associated Press raportoi se Serbia ka marrë një sistem të sofistikuar kundërajror kinez në një operacion sekret këtë fundjavë.

Pasi gjatë ditës së sotme Associated Press raportoi se Serbia ka marrë një sistem të sofistikuar kundërajror kinez në një operacion sekret këtë fundjavë, ka reaguar edhe profesori universitar, Blerim Latifi.

Sipas tij, Serbia po përpiqet të krijojë një asimetri të madhe ushtarake me fqinjët e saj në Ballkanin perëndimor.

“Nga kush kërcënohet Serbia? Është e qartë se nga askush. Në fakt e vërteta është se ajo po përpiqet të krijojë një asimetri të madhe ushtarake me fqinjët e saj në Ballkanin perëndimor. Kjo vetvetiu e bën shtetin më të rëndësishëm në rajon. E kur je më i rëndësishmi, atëherë edhe interesat tua merren parasysh para interesave të të tjerëve”, shkruan Latifi, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Mediat po shkruajnë se sot gjashtë aeroplanë transportues kinezë zbritën në Beograd me një ngarkesë të sistemeve raketore HQ-22 për ushtrinë serbe. Po ashtu ditë më parë Serbia njoftoi se po blenë 12 avionë luftarakë nga Franca. Këto janë vetëm zhvillimet e fundit në militarizimin e hovshëm të cilin është duke e bërë Serbia viteve të fundit.

Pse gjithë ky militarizim?

Nga kush kërcënohet Serbia? Është e qartë se nga askush. Në fakt e vërteta eshtë se ajo po përpiqet të krijojë një asimetri të madhe ushtarake me fqinjët e saj në Ballkanin perëndimor. Kjo vetvetiu e bën shtetin më të rëndësishëm në rajon. E kur je më i rëndësishmi, atëherë edhe interesat tua merren parasysh para interesave të të tjerëve.

Ndërkaq, ne çka bëjmë?

Atë që e kemi bërë gjithmonë, e që Fishta e thotë me ironi goditëse: Pijmë mastikë, e qesim petlla n'ujë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat