​Kryesia e PDK-së miraton strukturën e KQM-së dhe organizimin në mërgatë e nëpër degë

Aktuale

​Kryesia e PDK-së miraton strukturën e KQM-së dhe organizimin në mërgatë e nëpër degë

Më: 13 prill 2022 Në ora: 17:05
Kryesia e PDK-së

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka miratuar sot strukturën e Kabinetit për Qeverisje të Mirë, duke përcaktuar përbërjen e Departamenteve të KQM-së dhe dikasteret që do të jenë pjesë e tyre.

Po ashtu, është emëruar Komisioni për organizim të PDK-së në mërgatë, i përbërë nga 11 anëtarë dhe i udhëhequr nga deputeti Elmi Reçica, që do të vazhdojë punën e bërë nga ish-Departamenti për Diasporë.

Në kuadër të këtij angazhimi të shtuar për riorganizimin e PDK-së në mërgatë, Kryesia vendosi që PDK në Gjermani të organizohet në 6 degë të veçanta, si në vijim: 1. Bavaria - Thuingen, 2. Baden - Wurttemberg, 3. Rheinland Pfalz, Hesse dhe Saarland, 4. Nordrhein Westfalen, 5. Bremen Niedersachsen – Schleswig Holstein – Mecklenburg Vorpommern, 6. Berlin – Brandenburg – Sachesen Anhalt - Sachsen.

Po ashtu, këto Degë në Gjermani do të kenë nëndegë në secilin qytet ku jetojnë bashkatdhetarët në Gjermani.

Në vazhdën e reformave dhe konsolidimit të PDK-së, në pajtim me vendimin e mbledhjes së fundit të Këshillit Drejtues, si dhe në bazë të nenit 31 të statutit, Kryesia e PDK-së ka vendosur që të caktojë udhëheqjen e përkohshme në Degën e PDK-së në Kamenicë, me kryetar Granit Berisha, e cila ka përgjegjësi të konsolidojë të gjitha strukturat e degës deri në mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta në PDK.

Përveç vendimeve të marra, Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës ka diskutuar sot edhe për zhvillimet e fundit politike në vend, ku PDK si lidere e opozitës po luan rolin e saj demokratik në mbikëqyrjen e punës së qeverisë dhe ofrimin e alternativave për të gjitha çështjet me rëndësi për vendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat