Edhe Behgjet Pacolli reagon për vendimin e Qeverisë për ndarjen e 100 eurove - Ja sa vende pune ishin hapur me 100 milionë euro

Aktuale

Edhe Behgjet Pacolli reagon për vendimin e Qeverisë për ndarjen e 100 eurove - Ja sa vende pune ishin hapur me 100 milionë euro

Nga: N. Sh. Më: 14 prill 2022 Në ora: 18:02
Behgjet Pacolli

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për ndarjen e 100 eurove.

Nga ky vendim i Qeverisë 100 milionë euro do të shpërndahen tek qytetarët, të punësuarit, rastet sociale, pensionistët dhe studentët.

Por, Pacolli thotë se, me 100 milionë euro ishin ndërtuar 40 fabrika ku do të punësohehsin 4000 të rinjë.

Reagimi i plotë:

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për ndarjen e 100 eurove është treguese më i mirë që Qeveria nuk ka vizion për ekonomi dhe për luftimin

Për një ditë shpërndahën 100 milion euro dhe cila është vlera e kthimit? Asnjë i ri i punësuar, asnjë rritje ekonomike!

Po të investoheshin këto para në sektorin privat, kjo do të garantonte rritje të qëndrueshme ekonomike.

Me ato para, do te ndërtoheshin mbi 40 fabrika (galanterie, konfekcione apo agro-ekonomi) anë e mbanë Kosovës, ku do të gjeneroheshin mbi 4000 vende pune, d.m.th 4000 familje me nga 5 persona, do ishin 20 mijë përfituës drejtëpërsëdrejti.

Kryeministër, përvoja më ka mësuar shumëcka në jetë. 

Por, paqja sociale nuk blehet me para, por me krijimin e mundësive "mos jepni peshk, por mesoni si tē peshkon"!!!!

Mungesa e vizionit nuk mund të zëvendësohen me lëmoshë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat