Masakra në lagjen e Kovaçëve, të mbijetuarit thonë se në krye të aksionit ishte Oliver Ivanoviq

Aktuale

Masakra në lagjen e Kovaçëve, të mbijetuarit thonë se në krye të aksionit ishte Oliver Ivanoviq

Më: 14 prill 2022 Në ora: 21:05
Oliver Ivanoviq

Më 14 prill të vitit 1999, forcat serbe vranë e masakruan 31 shqiptarë në lagjen e Kovaçëve në Mitrovicë. Të mbijetuarit e kësaj masakre, kanë rrëfyer për Tëvë1 tmerret e asaj ditë, ndërsa thonë se aksionin e udhëhoqi ish-politikani serb, Oliver Ivanoviq.

Flora Peci nga Mitrovica, për 9 orë dëshmoi kundër ish-politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Këtë të fundit, thotë se e pa mirë më 14 prill të vitit 1999 në Lagjen e Kovaçëve në Mitrovicë.

Atë ditë forcat serbe, në këtë vend vranë e masakruan 31 kosovarë.

Në mesin e tyre, ishte edhe vëllai i saj Afrimi dhe djali i axhës, Enver Peci.

Flora Pecit i kujtohen fjalët që ia tha Oliver Ivanoviqit, të cilat më pas dolën të vërteta.

“Avokati i tyre mundohej të më gjunjëzonte, të më mposhte duke bërtitur, por megjithatë dhe në ato momente i thashë që të betohem që unë jam dëshmitarja e fundit, dhe vërtetë isha dëshmitarja e fundit”, tha ajo.

Atë ditë, forcat serbe fillimisht e rrethuan këtë ndërtesë ku po banonin shqiptarët.

E kujtimet kur i nxorën me forcë nga aty, i ka të freskëta Tefik Sejdiu.

“Na kanë nxjerr shkallëve, në çdo vend u kanë nga një polic me armë…”, tha ai.

E pasi i nxorën nga këtu, 31 shqiptarët i vranë e masakruan në këtë vend në lagjen e Kovaçëve

Sejdiut i ka mbetur në kujtesë takimi i fundit me babain, axhën dhe kushëririn.

“Babi u dal poshtë, e kanë marrë edhe ata kryet i ka mbet kështu….edhe kur fol qysh i kanë rreh…”, tha ai.

Por, nga kush u ndihmua Oliver Ivanoviq në këtë masakër?

“Autorët e kësaj masakre ishin fqinjët tanë serbë”, tha Shadije Pllana – Hoti, familjare e viktimave.

E për të bërë homazhe tek vendi ku u vranë 31 shqiptarët, të enjten erdhi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ardhja e saj, duket se i gëzoi familjarët.

Ndërsa më pas, Osmani e shoqëruar nga kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, bën homazhe tek pllaka përkujtimore.

Ndryshe, vet Oliver Ivanoviq, u vra me 16 janar të vitit 2018, në Mitrovicën Veriore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat