Sulmi ndaj policëve, përfundon takimi i Osmanit me strukturat e sigurisë

Aktuale

Sulmi ndaj policëve, përfundon takimi i Osmanit me strukturat e sigurisë

Më: 15 prill 2022 Në ora: 15:55 Përditësuar në ora: 17:12 më 15.04.2022
Vjosa Osmani

Përfundon takimi i Osmanit me strukturat e sigurisë

Ka përfunduar takimi i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me strukturat e sigurisë, pas sulmeve që u janë bërë policëve të vendit në veri të Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar këshilltari për media i presidencës, Bekim Kupina, por që i njëjti nuk ka dhënë detaje.

Ndërsa, pas sulmeve që të ndodhura sot, ka reaguar Blerim Vela, Shefi i Stafit të presidentes Vjosa Osmani, ku e ka fajësuar Serbinë për sulmet dhe se të njëjtat, sipas tij, synojnë të destabilizojnë situatën e sigurisë në Kosovë.

Osmani takon strukturat e sigurisë pas sulmeve ndaj policëve në veri

Katër sulme janë bërë ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit gjatë dy ditëve të fundit.

Kjo ka bërë që Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të mbajë takim me strukturat e sigurisë në vend.

Burime bëjnë të ditur se si rezultat i pas zhvillimeve të fundit në vend si rezultat i veprimeve destabilizuese të Serbisë është mbajtur ky takim.

Detaje për sulmet nadj policëve kanë dhënë sot në një konferencë për media ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat