Rasti i Astrit Deharit/ Tomë Gashi: Ky është qëllimi i Prokurorisë

Aktuale

Rasti i Astrit Deharit/ Tomë Gashi: Ky është qëllimi i Prokurorisë

Më: 15 prill 2022 Në ora: 19:05
Tomë Gashi

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka folur për ekspertizën e fundit rreth vdekjes së Astrit Deharit.

Gashi ka thënë se qëllimi i Prokurorisë është që të del në kundështim me provat dhe me të vërtetën.

Prokuroria Speciale me manipulimet që tentoi të bëjë ishte që të krijoj një opinion të gabuar tek qytetarët… Qëllimi i Prokurorisë mund të jetë që ta mbyllin në kundërshtim me provat të cilat janë dhe në kundërshtim me të vërtetën sepse Prokuroria nuk duhet të lëshojë këso komunikata”, tha ai.

Gashi ka thënë se ekspertiza e institutit zviceran është e mirëseardhur dhe sipas tij asgjë nuk ka ndryshuar rreth hetimit të cilin e quan ai “vrasjes” së Astrit Deharit.

“Kemi të bëjmë me një ekspertizë plotësuese, nuk është një ekspertizë e veçantë dhe nuk mund të shikohet si ekspertizë e veçantë dhe absolutisht nuk mund të shikohet si një ekspertizë e veçantë nëse dikush nuk i sheh edhe ekspertizat e kaluara. Është e mirëseardhur kjo ekspertizë dhe asgjë nuk ka ndryshuar rreth hetimit të vrasjes së Astrit Deharit”, tha ai.

Sipas tij, konfuzionin e ka krijuar Prokuroria me deklarimet se publiket e tyre që kanë qenë të panevojshme.

“Ndërsa konfuzionin e ka krijuar Prokuroria me deklarimet që kanë qenë të panevojshme. Nëse duan ata me bë një luftë speciale, në këtë rast është çështje e tyre sepse po e them speciale sepse kemi të bëjmë me Prokurorinë speciale, por jo me tentativë të manipulimit të opinionit. Kërkon në botën e civilizime prokuroria nuk del me komunikata të tilla ku fillimihs t’i fsheh raportin në tersi”, ka thënë Gashi.

Në ekspertizën shtesë të institut zviceran, Gashi thotë se nuk ndryshon asgjë me ekspertizën e mëhershme.

“Dhe nuk ndryshon asgjë në ekspertizën e më hershme që është bërë nga instituti zviceran i cili ka konkluduar se është hipoteza e vetëvrasjes së Astrit Deharit dhe është vërtetuar dhe prezenca e ADN-së së personave të tretë”, tha Gashi.

Gashi thotë “fatkeqësisht obduksionin e trupit të të ndjerit Astrit Deharit e ka kryer ekspertët e mjekësisë ligjore në Prishtinë të cilët sipas ekspertëve zviceran nuk e kanë kryer punën e tyre në drejtimin e duhur”.

“Kjo ekspertizë u tha shumë gjëra pozitive nëse prokuroria don t’i sheh në atë formë, fillimisht u tha ajo që është kryesorja, trupi i të ndjerit të Astrit Deharit ka qenë prova kryesore dhe më së paku është përdorur. Këto terma duken të rëndë sepse kur kemi të bëjmë me mjekësi, obduksion atëherë ekspertët që e bëjnë obduksionin dhe fatkeqësisht obduksionin kanë kryer ekspert të mjekësisë ligjore në Prishtinë të cilët sipas ekspertëve zviceran nuk e kanë kryer punën e tyre aq sa duhet apo nuk e kanë kryer fare në drejtimin e duhur”, ka deklaruar avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat