Avokati Gashi: Prokuroria Speciale manipuloi me provat në rastin “Dehari”

Aktuale

Avokati Gashi: Prokuroria Speciale manipuloi me provat në rastin “Dehari”

Më: 15 prill 2022 Në ora: 23:24
Tomë Gashi

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka folur për ekspertizën e Institutit të Zvicrës për rastin “Dehari”.

Gashi ka thënë se Prokuroria Speciale ka manipuluar me provat gjë të cilën, sipas tij, e thotë edhe raporti i ekspertizës.

Avokati Gashi ka thënë se prokuroria i ka dërguar edhe plikot e zbrazëta të provave shtesë, duke dashur në këtë mënyrë të mashtrojë edhe Institutin e Mjekësisë Ligjore në Zvicër.

Ai këto deklarata i ka bërë në emisionin “News Talk”.

Madje, Gashi ka deklaruar që Prokuroria Speciale ka dhënë deklarata të pavërteta rreth raportit vetëm për të bërë kampanjë mediale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat